Koronavirusi nuk do të godasë fort në Shqipëri/ Shkencëtari tregon arsyen….

0
94

Në një kohë që Shqipëria është në shtetrrethim dhe ka shënuar deri më tani 32 të prekur nga Covid-19, një optimizëm vjen nga analiza e profesorit Robert Gallo, studiues më famë botërore, një nga zbuluesit e virusit të AIDS dhe të testit të parë të diagnostikuar të HIV. Sipas tij ”epidemia që po përhapet tani në itali nuk është njëlloj si epidemia që u përhap në Kinë dhe besoj se nuk është e sigurt që covid i ri do të përhapet në masë edhe në Jug të Italisë”.

Italia e jugut që është në të njejtën pozicion gjeografik jugor si Shqipëria në fakt deri në këto momente është më pak e prekur nga koronavirusi në krahasim me rajonet në Italinë e veriut. Është fakt që në Pulja për shembull, pavarësisht nga shkëmbimet e vazhueshme të njerëzve me Italinë e veriut, janë vetëm 100 të infektuar, nga të cilët vetëm 2 janë shtruar në reanimacion me simptoma më të rënda. Edhe në Romë, që ka popullsi të njejtë me Milanon, deri tani rastet jane vetëm 170 dhe vetëm 20 janë shtruar në reanimacion, krahasuar me 9.000 vetëm në Lombardi.

Në rast se është e vërtetë siç konstaton prof. Gallo, që për arsye të panjohura koronavirusi lëviz më shumë nga lindja në perëndim dhe jo nga veriu në jug, Shqipëria ka shumë mundësi të mbetet vetëm në kufijtë e dallgës së tij infektuese.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here