Koronavirusi detyroi shumë aktivite, biznese të mbyllen deri në një njoftim të dytë nga qeveria.
Që prej ditës së sotme u dha urdhër që qytetarët nuk duhet të lëvizin me mjetet e tyre personale dhe duhet të qëndrojnë në shtëpi.
Mirëpo ka dhe nga ata që kanë vendosur të vazhdojnë punën e tyre normalisht.
Një ndër ta është aktori i njohur i humorit Julian Deda.
Pak minuta më parë ai ishte live në llogarinë e tij në ” Instagram” ku tregoi se po shkonte në punë pasi emisioni i humorit “Klanifornia” duhet të vazhdojë.
“Këto ditë të vështira populli ka nevojë për buzëqeshje për ta kaluar këtë situatë me qetësi”, u shpreh ai.
Gjithashtu Juli i bëri thirje të gjithëve të qëndrojnë në shtëpi dhe të ndjekin të gjitha këshillat nga mjekët.