“Situatë e rëndë dhe e vështirë”, Spanja shpall gjendjen e jashtëzakonshme, 120 viktima dhe 4200 të prekur nga koronavirusi

0
89

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez shpalli sot gjendjen e jashtëzakonshme, për 15 ditë, duke kufizuar lëvizjen e qytetarëve, racionimin e mallrave dhe imponimin e masave të tjera për të luftuar përhapjen e koronavirusit të ri.

Spanja raportoi rreth 4,200 infeksione të konfirmuara, numri më i lartë për një vend në Europë, pas Italisë. Numri i të vdekurve në Spanjë arriti në 120 vetë të premten. Në një fjalim të shkurtër në televizion, Sanchez tha se gjendja e jashtëzakonshme do të hynte në fuqi të shtunën dhe se ishte krijuar për të përdorur “të gjitha burimet e shtetit për të mbrojtur më mirë qytetarët, veçanërisht ata që janë më të prekshëm nga virusi”.

Sanchez pranoi se Spanja dhe vendet e tjera evropiane ishin “vetëm në fazën e parë të luftës kundër virusit”.

Sipas tij, Spanja mund të arrijë në 10,000 raste të infektuarish në javët e ardhshme.

“Do të jetë shumë e rëndë dhe e vështirë, por ne do ta kapërcejmë virusin, është e sigurt”, tha ai.

Spanja ka mbyllur tashmë muze dhe qendra sportive si dhe shkollat. Një javë më parë Spanja urdhëroi bllokimin e rreth 70,000 njerëzve në katër qytete të Katalonjës.

Dy nga ministrat e qeverisë Sanchez u testuan pozitiv për virusin. Sipas Kushtetutës spanjolle, qeveria mund të mbajë një gjendje të jashtëzakonshme mbarëkombëtare për 15 ditë. E vetmja herë tjetër që Spanja shpalli një gjendje të jashtëzakonshme ishte në vitin 2010, kur qeveria urdhëroi Ushtrinë të ndalë një grevë të egër nga kontrollorët e trafikut ajror, e cila ndali trafikun ajror.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here