‘Na dhemb trupi, jemi të lodhur dhe kemi ftohtë’/ Aktori i njohur dhe e shoqja preken nga COVID-19

0
107

Aktori i njohur i Hollivudit, Tom Hanks rezulton pozitiv me koronavirus. Së bashku me të është prekur edhe e shoqja, Rita. Çifti njoftoi këtë gjë në rrjetet sociale.

Të dy 63-vjeçarët kanë bërë thirrje për publikun që të ketë kujdes. Çifti është aktualisht në Australi, ku aktori po xhiron një film.

Hanks zbuloi se ai dhe e shoqja nisën të përjetojnë simptoma të një të ftohti të zakonshëm me dhimbje trupi dhe dridhje përpara se të vendosin të testohen.

“Përshëndetje njerëz. Rita dhe unë jemi këtu në Australi. U ndjemë pak të lodhur, kishim ftohtë dhe dhimbje trupi. Rita kishte edhe dridhje që vinin dhe iknin. Temperaturë të lehtë po ashtu. Për të bërë gjërat siç duhet, siç ka nevojë bota tani, ne u testuam për koronavirus dhe rezultuam pozitiv”.

“Çfarë do bëjmë tani? Ekipet shëndetësore kanë protokolle për të ndjekur. Ne do vëzhgohemi dhe do izolohemi për aq kohë sa të ketë nevojë shëndeti dhe siguria publike. Do ju njoftojmë. Kujdesuni për veten”, shkroi aktori.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here