Fevziu ‘zë ngushtë’ Ramën: Marr regjisorin në telefon dhe më del Edi Rama, ku ndodh kjo?

0
131

Gjatë ditës së sotme nëpër celularët e qytetarëve u dërgua një SMS nga ana e Kryeministrit Edi Rama, ku bënte thirrje për të respektuar masat e rrepta. Po kështu, përpara thirrje telefonike, shfaqej një mesazh zanor i Kryeministrit me të njëjtat këshilla.

Për këtë çështje, Blendi Fevziu ka pyetur vetë Kryeministrin Edi Rama gjatë një lidhje direkte me emisionin “Opinion” në Tv Klan.

Blendi Fevziu: Ku ka vend tani që Kryeministri të del në telefon kur merr regjisorin e emisionit dhe të thotë jam Edi Rama mos dëgjo mediat. S’flasim dot me njëri-tjetrin se del mesazhi yt. Marr regjisorin dhe më thotë jam Edi Rama, thotë mos dëgjo mediat hap dritaren.

Kryeministri Edi Rama: Sepse kjo është luftë dhe unë dal në telefon ashtu sikundër edhe të tjerë e kanë bërë këtë gjë. Nuk është shpikja ime. Do kisha dashur shumë ta shpikja vetë, por nuk e kam shpikur unë.

Blendi Fevziu: Pse nuk i kërkoni bashkëpunim mediave por i sulmoni?

Kryeministri Edi Rama: Po unë këtë po them.

Blendi Fevziu: Mjekët janë duke marrë orë të tëra në studiot televizive.

Kryeministri Edi Rama: Më mirë mos jenë fare se janë për t’i hedhur miletit lloj-lloj teorish dhe për t’u harbuar nëpër studio.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here