VIDEO/ Edhe sot! Trageti mbërrin në Durrës, zbresin qindra udhëtarë nga Italia

0
130

Në një kohë kur vendi regjistron 15 të prekur nga koronavirusi, qeveria njoftoi mes një sërë masash të tjera, edhe ndërprerjen e udhëtimeve me Italinë. Megjithatë, në një denoncim dërguar në inboxin e “Opinion”, shihet qartë një traget në portin e Durrësit, nga ku zbresin shumë pasagjerë.

Më konkretisht, mësohet se trageti ka ardhur nga Bari në orët e para të mëngjesit të sotëm, dhe ka sjellë në vend 380 shqiptarë. Po ashtu, një tjetër traget pritet që të mbërrijë gjatë ditës në portin e Durrësit.

Po u ashtu, u bë me dije se në Bari personave nuk iu është bërë kontroll sa i përket koronavirusit. Ndërsa në pikën kufitare në Portin e Durrësit ata janë intervistuar, iu janë marrë numrat e kontaktit dhe janë udhëzuar që të vetëizolohen.

Hyrja në Shqipëri e personave që vijnë nga zonat e prekura nga koronavirusi duhet të shoqërohet me transparencë të plotë dhe me një karantinim, pasi siç është thënë dhe nga ekspertët, virusi nuk identifikohet deri në momentin që shfaq simptoma, gjë e cila mund të ndodhë deri në 14 ditë pas infektimit. /Opinion.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here