Epidemite historike qe gati kane zhdukur racen njerezore, ja cilat jane…

0
126

 

Nga Etnor Canaj

Historia ka njohur disa raste ku epidemi të ndryshme (apo pandemi) kanë rrezikuar seriozisht dhe gati gati shfarosjen e rraces njerëzore.
Mos të harrojme që mikroorganizmat, bakteret dhe viruset ekzistojnë që kur në tokë, miliarda vite më parë, u mundësua jeta.

Disa raste si më poshtë:

– Murtaja e Athinës (430-426 para Krishtit)

Gjatë luftës së Peloponezit, ethet tifoide (tifoja) vrau një të katërtën e popullsisë në katër vjet.

-Murtaja Antonina (165-180 pas Krishtit)

Ishte ndoshta një pandemi e vogël, e sjellë në Itali nga ushtria që kthehej nga luftërat prej Azisë. Për vite të tëra ajo shkatërroi Perandorinë Romake dhe vrau rreth pesë milion njerëz.

-Murtaja e Justinianit (541-750)

Murtaja bubonike u përhap për herë të parë në Etiopi dhe Egjipt, arriti në Turqi dhe Evropë, duke vrarë – sipas kronistëve – dhjetë mijë njerëz në ditë vetëm në Kostandinopojë.
Në 588 një shpërthim i dytë u rigjallërua në Francë, dhe kështu numri i fundit arriti rreth 25 milion të vdekur.
Pandemia vazhdoi të ndodhte, në valë, deri në shekullin e tetë, dhe sipas disa historianëve, eleminoi rreth gjysmën e popullsisë së Evropës dhe Mesdheut.

-Vdekja e zezë (1331-1353)

Vlerësohet se ajo shkaktoi 75 milion të vdekur. Duke u nisur nga Azia, sëmundja arriti në Evropën perëndimore në 1348.
Vdekja e zezë nisi fillimin e parë të një seri cikleve të epidemive të murtajës që zgjatën me shekuj deri në shekullin e tetëmbëdhjetë, për një total prej rreth 137 milion vdekjesh.
Njëri prej këtyre cikleve përfshin murtajën e përshkruar nga Manzoni në “Promessi Sposi” (1629-1633, në Itali dhe Zvicër, rreth 1 milion të vdekur).

-Influenca spanjolle (1918-1920)

Përhapjet e para u regjistruan në vende shumë të largëta midis tyre, në Evropë (Brest, Francë), Shtetet e Bashkuara (Boston) dhe Afrikë (Freetown, Sierra Leone).
500 milion infeksione dhe një numër i panjohur i vdekjeve që varion nga 25 deri në 100 milion njerëz në varësi të burimeve. Për të dhënë një ide: Lufta e Parë Botërore, e cila sapo kishte mbaruar, vrau më pak njerëz (15-17 milion).

-Gripi Aziatik (1957)

Më të fundit. Ai vrau rreth dy milion njerëz. Virusi ishte H2N2, i cili më vonë u identifikua dhe u mposht shpejt me një vaksinë.
—————————

Jemi të fundit, të ardhurit, në këtë botë. Ekzistojnë gjallesa shumë më të lashta se ne!

(Imazhi shoqërues: “Murtaja”-pikturë e A. Böcklin)

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here