Sejko ironi therëse ndaj kryeministrit: O dari! Nuk testohet maska në konferencë për shtyp, ik tek infektivi me të…

0
110

Kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat, duke folur për situatën e koronavirusit, deklaroi se për gjendjen do të merren të gjitha masat e duhura. Rama vlerësoi se qytetarët duhet të mos neglizhojnë këtë gjendje dhe se do merren masa ndaj atyre që refuzojnë të zbatojnë rregullat. Ai foli për çështjen e maskave të shpërandara për gjithë personelin shëndetësor në mbarë vendin, për të cilat kryedemokrati Lulzim Basha thotë se janë të skaduara. Në mbledhjen e qeverisë të zhvilluar pasdite për situatën me koronavirusin, Rama ka nxjerrë certifikatën e sigurisë duke theksuar se data e skandencës nuk ka lidhje me përdorimin. Por mjeshtri i memeve nuk ka ndaluar ironinë edhe njëherë ndaj kryeministrit. Nëpërmjet një postimi në Facebook ai shprehet se: “O dari! Nuk testohet maska në konferencë për shtyp. Ik tek infektivi me të”.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here