Frika nga Koronavirusi/ Zbrazen autobusët e kryeqytetit, por jo kafet

0
128

Mbërritja e koronavirusit në vendin tonë ka zgjuar frikën te qytetarët.

Në kryeqytet, aty ku edhe transporti ndërqytetas ka edhe fluks më të madh sot u vu re lëvizje e pakët e njerëzve. Autobusët lëviznin në Tiranë me numër të pakët udhëtarësh.

Rekomandimet e fundit nga strukturat shëndetësore nënvizojnë faktin se është shumë e rëndësishme të shmangen grumbullimet dhe të ruhet distanca 1 metër me personat e tjerë.

Taskaforca e ngritur për koronavirusin në Shqipëri në përditësimin e të dhënave të fundit njoftoi për 10 persona të infektuar; Babë e bir dhe 6 kontakte të tyre, 31 vjeçari që kishte udhëtuar në Milano dhe një rast në Durrës që nuk ka lidhje me asnjë prej tyre.

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, në konferencën për mediat ngriti shqetësimin se ka një panik shumë të madh në radhët e qytetarëve por nga ana tjetër  sjellja e tyre nuk është në përputhje me këtë panik.

Rakacolli: Mblidhemi në kafene, rrimë me njëri-tjetrin aty dhe diskutojmë për virusin.Gjëja e parë që duhet të mendojmë është si të largohemi nga këto grumbullime.

Ajo apeloi qytetarët që të shmangin edhe transportin publik.

Rakacolli: Njerëzit të shmangin daljet e panevojshme nga shtëpia, të kufizojmë kontaktet në ambjente ku rrihet shumë ngushtë. Meqenëse transporti  është një moment ku mund të qëndrosh afër me njerëz që edhe mund të jenë të kontaminuar duhet të evitohet, lëvizja ndërqytetase, duhet me evitu udhëtimet ndërkombëtare.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here