Donin të mposhtnin koronavirusin me alkool, humbin jetën 27 persona dhe mbi 200 të tjerë…

0
116

Të paktën 27 persona kanë humbur jetën dhe 200 të tjerë janë helmuar pasi kanë konsumuar shumë alkool si një masë për tu mbrojtur nga koronavirusi.

Mediat vendase raportojnë se 20 persona kanë vdekur në provincën jugperëndimore të Khuzestan dhe shtatë në rajonin verior të Alborz pasi konsumuan alkool kontrabandë. Pirja e alkoolit është e ndaluar në Iran për të gjithë, përveç disa pakicave fetare jo-muslimane.

Gjithashtu mediat bëjnë me dije se shkak i vdekjes së këtyre personave është për shkak të helmimit të shkaktuar nga pije të kontrabanduara. Një zëdhënës i universitetit mjekësor Jundishapur në Ahvaz, kryeqyteti i Khuzestan, tha se 218 persona ishin shtruar në spital atje pasi ishin helmuar.

Helmimet u shkaktuan nga “thashethemet se pirja e alkoolit mund të jetë efektive në trajtimin e koronavirusit”, tha Ali Ehsanpour. Zëvendës Prokurori i Alborz, Mohammad Aghayari, në një prononcim për mediat është shprehur se viktimat kishin pirë methanol pasi ishin “mashtruar nga përmbajtja në internet, duke menduar se po luftonin coronavirus dhe po e kuronin“.

Nëse konsumohet në sasi të mëdha, metanoli mund të shkaktojë verbim, dëmtim të mëlçisë dhe vdekje. Ndërkohë Irani është përpjekur të përmbajë përhapjen e sëmundjes COVID-19 që ka goditur  të gjitha 31 provincat e vendit, duke vrarë 237 njerëz dhe duke infektuar 7 161./abcnews.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here