Kina fiton betejën ndaj koronavirusit? Numri i rasteve të reja ka rënë…

0
111

Në ditët e para të shpërthimit të epidemisë në Kinë, në vatrën e saj kryesore, Wuhan, Kina ndërtoi një spital brenda pak ditësh për të kuruar pacientët e infektuar me koronavirus.

Gjithashtu, u improvizuan ambiente provizore që u shndërruan në spitale për trajtimin e koronavirusit. Por, në muajin e tretë të epidemisë globale, Kina duket se ka kalaur situatën e emergjente.

Të paktën, fakti është se spitalet e ngritura për trajtimin e koronavirusit janë duke u mbyllur. Të pakën 11 nga 16 spitalet e destinuara për trajtimin e koronavirusit në Wuhan janë duke u mbyllur, raporton media shtetërore Xinhua.

Spitalet e improvizuara – në stadiume, shkolla dhe gjetkë – trajtuan pacientët që vuanin nga simptoma të buta.

Numri i rasteve të reja të koronavirusit në Kina ka rënë në mënyrë të vazhdueshme.

Kina raportoi numrin e saj më të ulët të rasteve deri më tani këtë të hënë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here