Videomesazh i grave në itali/ Jo dhunës ndaj gruas

0
131

Çdo ditë 137 gra në botën mbeten viktimë e dhunës në familje. Më 2018 në Itali 142 gra u bënë viktimë e kësaj dhune, më 2019 u regjistruan mbi 100 të tjera. Një grua e vrarë cdo 3 ditë të vitit.

Çdo vit rriten viktimat e këtij fenomeni dramatik e rritet përqindja e grave të huaja, nëna e gra emigrante që humbin jetën mizorisht me të vetmin faj se duan të jenë të lira e të pavarura.

Laureta, Elsa, Fjoralba janë gra e nëna shqiptare emigrante në Itali që kjo kërkesë u mori jetën e lanë jetim fëmijët e tyre.

Nga janari i 2020 deri më sot në Itali, 14 gra kanë mbetur viktimë e dhunës nga një familjar, bashkëshort ose ish-partner i tyre.

Mes tyre është dhe një grua emigrante shqiptare në Genova, e cila më 30 janar të këtij viti u masakrua në vendin e punës nga bashkëshorti i saj po shqiptar.

Dhuna ndaj grave nuk njeh kufi e është një fenomen tragjik e preokupues në të gjithë botë.

Në Ditën e Festës së Gruas, Ambasada Shqiptare në Romë, apelon me zërin e vajzave dhe grave për t’i thënë “Jo”, dhunës ndaj gruas si në shoqëri e në familje.

 “Të bashkohemi të gjithë, për një shoqëri që ka në themel pavarësinë e gruas dhe të vajzës, të drejtën për të shpalosur përkatësinë gjinore, që garanton vendin e merituar të punës në çdo fushë për një shoqëri të drejtë e të barabartë”, është urimi i Ambasadës shqiptare në Romë në këtë 8 Mars duke i dhënë zë fjalëve e mesazheve të një grupi grash që jetojnë e punojnë në Itali.

“Nëna, i shtyni drejt dijes vajzat tuaja, që të bashkojnë forcën e qumëshit me forcën e mendjes, për të mbajtur në këmbë lisin e jetës”- shkruan studiuesja Blerina Suta.

“Ju nëna djemsh ndihmoni çdo vajzë të mos jetë një “Desdemonë” e re që jep shpirt në thikën e Otellos së kohës moderne. Otello vrau dashurinë e pa dashuri nuk ka botë”, shprehet Klaudia Bumci me profesionin gazetare.

“Gëuar 8 Marsin, thotë ju gra shqiptare në Itali për integrim sa më të mirë e më cilësor në këtë vend që na është bërë atdheu ynë i dytë.” thotë avokatja Fabiola Ismaili.

“Për çdo grua e vajzë të dhunuar, të abuzuar e viktimë, ne gjithë të tjerat ndjehemi të lënduar”, thotë Alba Kepi, gazetare e RTV Ora në Romë.

“Bashkohuni në luftën kundër dhunës, fizike e morale, psikologjike ekonomike ndaj grave e e jepuni kurajo të denoncojnë”, thotë aktivistja Leonora Zefi, vetëm kështu realizojmë një shoqëri të drejtë./OraNews.tv

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here