Nora Malaj uron 8 marsin: Femrat janë si kjo lule, të forta dhe të ëmbla njëkohësisht, respektojini

0
118

Ish-zv.ministrja e Arsimit Nora Malaj me anë të një postimi në “Facebook” ka uruar të gjitha femrat me një tufë mimozash.

Malaj shprehet se mimoza demonstron më së miri qenien e femrës, që është e butë dhe e fortë njëkohësisht e ndaj duhen respektuar, sepse ata janë nënat, motrat dhe vajzat tona.

Postimi i Nora Malajt:

8 Marsi dhe mimosat !

Mimosat janë të brishta dhe çelin ne Mars , së bashku me ardhjen e pranverës!

Mimozat janë nazike , ashtu siç është gruaja dhe vajza , plotë me vlera dhe përkedhelje!

Mimozat janë erëmirë , ashtu sic janë vajzat dhe gratë , që dhurojnë mirësi.

Mimozat janë të verdha, dhe simbolizojnë ngjyrën e njerëzve të fortë, siç janë dhe gratë e vajzat plote energji.

Mimozat janë lulet , që dhurohet në emër të dashurisë, ashtu siç do t’ia dhuronim

çdo nëne, vajze, gruaje e gjyshe në emër të shpirtmirësisë

E sot , në ketë 8 Mars , po jua dhuroj ju të gjithëve , në emer të kauzës sonë, këtë tufë mimosë , për të kujtuar çdo burrë e djalë , që jetën e kanë nga gratë emrëmira ,që dhurojnë e mbrojnë dashuri , dhe që respektë e mirënjohje duan gjithmonë!

Faleminderit ty, grua nënë, grua nuse, grua bijë, grua motër, grua që nuk lodhes së punuari, faleminderit ty grua e përkushtuar!

Faleminderit ty , Grua, që ekziston !

Për faktin që ti je Grua dhe botën e bene më të bukur.

Faleminderit për forcën, kurajon dhe energjitë , për ta bërë botën që jetojmë më të mirë!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here