Familjarët e Adem Jasharit shpallen “Qytetarë Nderi” në Tropojë

0
168

Bashkia e Tropojës zgjodhi 5 marsin, ditën e nisjes së epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për të nderuar me titullin “Qytetar Nderi” familjen Jashari. Pjesë e ceremonisë ishte edhe ish presidenti Kosovës, Fatmir Sejdiu i cili theksoi rolin e shqiptarëve në Pavarësinë e Kosovës.

Familja e Adem Jasharit u nderua në Tropojë në ditën që shënoi 22 vjetorin e epopesë së UÇK-së.

Pasardhësit e komandantit legjendar u pritën në kufi me flamuj kuq e zi dhe këngë e valle.

Delegacioni nga Kosova eci përmes qytetit dhe nderoi heroin Bajram Curri.

Më pas ceremonia e nderimit që kishte bërë bashkë qindra njerëz nga të dy anët e kufirit.

Në emër të familjes titullin qytetarë nderi e mori Lulzim Jashari, djali i Adem Jasharit.

Në të njëjtën ditë Tropoja vlerësoi edhe Zarife Hasanin, ushtaraken shqiptare që ra dëshmore në Letoni si pjesë e një misioni të NATO-s.

Titullin ia dorëzoi ish presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu.

Për Ora News, Sejdiu vlerësoi rolin e banorëve të Tropojës në luftën për lirinë e Kosovës.

Ndërsa ish ambasadori Islam Laukaj tha se nderimi i familjes së Jasharajve është nder për Tropojën.

Ceremonia u pasua me një koncert nga grupi artistik Dardania./Ora News.tv

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here