Konfindustria kundër amnistisë fiskale: Pa miratimin e SHBA dhe BE, goditet konkurrenca, rrezikohet Reforma në Drejtësi…

0
87

Përmes një njoftimi për shtyp, Administratori i Përgjithshëm i Konfindustria Gjergj Buxhuku, ka reaguar në lidhje me amnistinë fiskale të kryeministrit Rama.Buxhuku shprehet se kjo nismë e Ramës, pa miratimin paraprak dhe përfshirjen e shteteve partnere euroatlantike si SHBA-të dhe BE, godet konkurrencën mes bizneseve, nxit infomalitetin dhe rrezikon reformën në drejtësi.

Njoftimi i Konfindustrias:

Bashkangjitur njoftimi për shtyp i Z. Gjergj Buxhuku, Administrator i Përgjithshëm në të cilin Konfindustria vlerëson, se nisma e faljes fiskale e shpallur së fundmi nga Kryeministri Z. Edi Rama për të patur mundësi për sukses, duhet të ketë domosdoshmërisht miratimin paraprak dhe përfshirjen e drejtpërdrejtë në zbatim të shteteve partnere euroatlantike si SHBA-të dhe BE. Në rast të kundërt jo vetëm rrezikohet dështimi që në fillim i nismës, goditet konkurrenca ndërmjet bizneseve, nxitet informaliteti ne ekonomi, por rrezikohet te dëmtohet rëndë Reforma në Drejtësi si dhe te preken interesat gjeostrategjike dhe euroatlantike të Shqipërisë.

Gjithashtu Konfindustria vlerëson, se është i nevojshëm konsensusi i opozitës dhe fillimi i domosdoshëm i punës së Gjykatës Kushtetuese, që do të krijojë kushtet për qëndrueshmërinë dhe besueshmërinë.

Konfindustria mbështet në parim një nismë të mirëmenduar të faljes fiskale të thellë për kapitalet”gri” të siguruara nga puna e bizneseve dhe qytetarëve shqiptarë. Sa më sipër është e nevojshme në kushtet e sotme të një ekonomie informale deri në 50% të PPB dhe të mbi 35% të qytetarëve shqiptarë në emigrim. Sipas burimeve të ndryshme përllogariten më shumë se 30 miliardë $ të larguara nga Shqipëria në mënyrë të paligjshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here