Helmimi i nxënësve në Fier, revoltohet prindi: Është hera e dytë, një maskara…

0
159

Një prej prindërve të nxënësve të helmuar sot në gjimnazin “Janaq Kilica” ka folur për gazetarin e News24 për ngjarjen e pazakontë, që ndodhi sot që ngriti alarmin në Fier.

Ai tha se vajza e tij ndodhet në spital dhe se kjo është hera e dytë që i ndodh brenda pak ditësh duke i kërkuar shtetit të merret seriozisht.

“Më mori në telefon çupa, më tha jam sëmurë. Është në vitin e dytë. Ka pasur çrregullime, është hera e dytë. Edhe herës tjetër, hodhën diçka atje por se di njeri. Edhe këtë rast, s’di gjë njeri. Ne si prindër nuk dimë gjë. Është hera e dytë, shteti duhet të merret seriozisht me këtë, të merret një maskara me këta fëmijë…”, tha prindi në lidhje telefonike.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here