Borçkulla e Alfred Pezës që as vetë nuk e beson: Meta po bën betejë se do të kapi Gjykatën Kushtetuese!

0
117

 

Sekretari për Marrëdhëniet me Shoqërinë Civile dhe Median, Alfred Peza ishte i ftuar  në studion e lajmeve të Ora News ku foli edhe për konfliktin mes Presidentit dhe mazhorancës. Sic njihet per deklaratat e tij befasuese e shpeshherë larg çdo realiteti dhe vërtetësie, Peza tha sonte se Presidenti po kërkon kapjen e Gjykatës Kushtetuese. Përtej çdo imagjinate, Peza lë vend për buzëqeshje edhe për fëmijët me këtë qëndrim infantil. Pra Presidenti që po kërkon zbatimin e ligjit dhe kushtetutës për radhën e emërimit të anëtarëve dashka të kapka institucionin, ndërsa maxhoranca që nuk po lë ligj pa shpikur , sic ishte ai i fundit për betimin e gjyqtarëve te noterët ( i padëgjuar ndonjëherë në Evropë) qenkërka për mbrojtjen e Kushtetutës!

Go Peza go…

Më poshtë citimi i deklaratës së Pezës

Alfred Peza: Ai po tenton të kapi Gjykatën Kushtetuese, me qëllim që kur ti vij radha e vendimit për shkarkimit të shpëtoi nga shkarkimi i tij si Kreu i Shtetit. Manifestimi i Presidentit është politik, nuk ka lidhje me vendimmarrjen e mazhorancës. Mazhoranca ka ngritur një Komision Hetimor, dhe nëse gjetjet do të jenë të tilla që Presidenti i plotëson të gjitha kushtet për tu shkarkuar, do ta shkarkoi por mbetet që vendimi të certifikohet në Gjykatën Kushtetuese. Zero shanse për zgjedhjet e parakohshme. PS në Kongresin e saj ka miratuar edhe programin e punës së vetë dhe ky kalendar është deri në 30 qershorin e vitit 2021, që do të thotë se atëherë do të jenë dhe zgjedhjet. 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here