Arrestohet avokati që fuste në kurth qytetarët me inskenime…

0
108

Arrestohet një avokat, i shpallur në kërkim për ‘Korrupsion pasiv’ dhe ‘Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike’.

Ai është ndaluar në Fier dhe quhet Klaudio Xhymerti. Mesohet se avokati me ane te inskenimeve fuste ne kurthe qytetaret dhe me pas u kerkonte para per te mos i denoncuar.

Ja njoftimi i policisë:

Specialistët për hetimin e krimit ekonomik e financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Tiranë, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:

K. Xh., 30 vjeç, banues në Fier, me profesion avokat. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, me vendimin e datës 08.01.2020, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Korrupsion pasiv” dhe “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Shtetasi K.Xh., gjatë kohës që ka qënë avokat pranë Dhomës së Avokatisë Fier, nëpërmjet skemës së mashtrimit, dyshohet se realizonte presione dhe inskenime ndaj qytetarëve të ndryshëm kundrejt përfitimit të shumave financiare për arrestime/ndalime ndaj tyre, për shkak të kallëzimeve penale që bëheshin, por që nuk përmbanin elementë të veprës penale.

Materialet proceduriale i kaluan SPAK për veprime të mëtejshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here