Ka nisur grumbullimi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” para presidencës. Qytetarët mbajnë në duar lule mimoza, të tjerë mbajnë flamuj kuq e zi.
Presidencës është vendosur një podium ku pritet të flasë Presidenti i Republikës Ilir Meta. Por fjalën e parë në manifestim sipas burimeve e mban Ledi Bianku, personalitet i njohur i së drejtës ndërkombëtare dhe ish-anëtar i Komisionit të Venecias.
Presidenti Meta pritet të firmosë një dekret para qytetarëve.