Këlliçi: Duhej të ishte zhdukur, mjaft më me dhunën ndaj grave…

0
89

Nga Belind Këlliçi

Dhuna ndaj grave është ende një fenomen që ndodh rëndom në shoqërinë shqiptare. Vetëm në vitin 2020, janë vrarë 7 femra, pa harruar rastet e abuzimit seksual dhe dhunës që ushtrohet ndaj tyre.

Kjo tregon se, përveçse ndodhemi në një krizë politike, ekonomike, institucionale, ne kemi edhe një krizë sociale. Mungesa e edukimit, problemet financiare dhe depresioni psikologjik që ka goditur vendin, janë shkaktarët kryesorë të këtij fenomeni.

Ne e dimë tashmë, se abuzime me femrat ndodhin shpesh nëpër shkolla, gjimnaze dhe auditore universitetesh. Djepi i dijes është kthyer në një mekanizëm për të ushtruar këtë dhunë. Kjo është një nga fatkeqësitë më të mëdha që vajzat e femrat, por edhe të tjerët, duhet të përballojnë para se të kenë një formim arsimor dhe profesional.

Ndërgjegjësimi është arma që ne, si të rinj, kemi në dorë; ndaj unë i bëj thirrje çdo të riu dhe të reje, të mundohet me sa ka në dorë të sensibilizojë njerëzit që ka përreth: miqtë, anëtarët e familjes dhe të afërmit.

FRPD udhëhiqet nga vlerat e një shoqërie të lirë, e individëve që punojnë për veten dhe familjen e tyre, duke respektuar liritë dhe të drejtat e njerëzve që kanë përreth. Ndaj sot, ne e riafrimojmë qëndrimin tonë për mbrojtjen e lirive personale, si një e drejtë themelore për paqe dhe një shoqëri të lirë.

Dhuna ndaj grave është diçka që duhej të ishte reduktuar, madje duhej të ishte zhdukur me kohë. MJAFT MË!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here