Tirana ka mundur Partizanin me rezultatin 5-1 në ndeshjen e sotme në stadiumin “Air Albania”. Bardheblutë u ndëshkuan që në minutën e 2 me një super gol të William Cordeiros, por arritën të përmbysin gjithçka në harkun e 3 minutave brenda pjesë së parë.
Në përfundim të lojës një provokim “i rëndë” për humbjen e Partizanit vjen nga Greg Rama. Gëzimi i Gregut që njihet si tifoz i zjarrtë i Tiranës i ka shkaktuar dhimbje koke të atit, Edi Ramës, që tashmë i duhet të ruajë balancat me vëllain e tij Olsi Ramën, drejtori i klubit Partizani, dhe tifozit numër 1 të Partizanit ne kabinetit qeveritar, zëvendëskryeministrit Erjon Braçe.
“O zot, ky me Tironën xhaja vet dhe Erjoni im me Partizonin? Halle halle kjo dynja, halli hallit nuk i ngja?”, shkruan kryeministri Edi Rama në rrjetin social “Instagram” në komentin bashkëngjitur fotos së djalit të tij që shfaqet i gëzuar për fitoren e ekipit të tij të zemrës, Tironës.
https://www.instagram.com/p/B9H9iXJJzI2/?utm_source=ig_embed