Koronavirusi godet pa mëshirë, edhe miliarderët më të mëdhenj në botë…

0
107

Media e njohur ekonomike, Bloomberg, në kuadër të alarmit global ndaj epidemisë së koronavirusit, ka bërë një hulumtim se si ka ndikuar virusi në pasuritë e miliarderëve më të mëdhenj në botë.

Sipas këtij shkrimi rënia e tregjeve për shkak të koronavirusit, uli ndjeshëm pasurinë totale të 500 njerëzve më të pasur në botë. Të gjithë këta miliarderë së bashku humbën 139 miliardë dollarë në ditë, raporton Bloomberg.

Bernard Arnault, CEO i Louis Vuitton, Moet, Hennessy, dhe CEO i Amazon, Jeff Bezos humbën gati 5 miliardë dollarë secili. Pasuria e pronarit të zinxhirit spanjoll me pakicë Zara, Amancio Ortega, u ul me 4 miliardë, dhe kreu i Facebook, Mark Zuckerberg me gati 3.5 miliardë. Kurse ngga miliarderët rusë, presidenti i LUKOIL, Vagit Alekperov humbi më shumë më gati 1.15 miliard, kreu i NOVATEK, Leonid Mikhelson humbi 692 milion dollarë, dhe nënkryetari i LUKOIL, Leonid Fedun humbi 508 milion dollarë. Sipas raportimeve, tregu amerikan i aksioneve përjetoi një nga rëniet më të këqija në histori. Gjatë ditës, indekset kryesore patën një rënie me më shumë se 3.5%, ndërsa aksionet e gjigantëve të tillë si Google, Apple, Microsoft dhe Amazon ranë me gati 5%.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here