Ish-ambasadori në Moskë deklaratë të fortë: Mu duk çudi që z. Rama ngatërroi…

0
142

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Rusi, Shaqir Vukaj duke komentuar vizitën e Kryeministrit, Edi Rama në Rusi ku pati një takim me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se ky takim hap shtigje për zhvillimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Z, Vukaj gjatë intervistës për Euronews Albania veçoi se, nga kjo vizitë i ka bërë përshtypje rëndësia që i dhanë zyrtarët rusë dhe se bisedimet me Ramën ishin më shumë si Kryeministër i Shqipërisë se sa kryesues i Presidencës së OSBE-së.

“Ajo që më tërhoqi vëmendje ishte rëndësia që i dhanë rusët dhe problemet që u ngritën. Lavrov ngriti larg rolin e Ramës në këtë situatë dhe rolin pajtues që ka marrë kryeministri i Shqipërisë. Rama u prit më shumë si Kryeministër i Shqipërisë dhe pjesa më e madhe e bisedimeve u zhvilluan nga ky kënd dhe jo si kryesues i OSBE-së.

Duke nënvizuar se niveli i marrëdhënieve Rusi-Shqipëri janë në nivel shumë të ulët, ish-ambasadori tha se kjo vijon të mbetet e pandryshuar pavarësisht nënshkrimit të traktatit të miqësisë të nënshkruar në vitin 2004, kur ministër i Jashtëm ishte Kastriot Islami.

“Shumë interesante, është se tek ne nuk i është bërë shumë jehonë kësaj marrëveshjeje. Madje, mua mu duk çudi që z. Rama ngatërroi një çik, nuk e dinte, s’ia kanë paraqit siç duhet këtë problem sepse ai mendoi se këtë marrëveshje duhet ta ketë nënshkruar Basha kur ka qenë ministër i Jashtëm. Në fakt nuk e pati dhe vëmendjen kur fliste Lavrovi sepse e specifikoi marrëveshjen me Islamin”, deklaroi z. Vukaj.

Ish-ambasadori thotë se, marrëdhëniet me Rusinë duhen zhvilluar, pasi është një fuqi e madhe në arenën ndërkombëtare. “Rusia është një vend i madh dhe një lojtar shumë i rëndësishëm në bisedimet ndërkombëtare dhe duhet të jemi më të hapur në marrëdhëniet me të pavarësisht se i dimë qëllimet e saj. Më mirë të zhvillojmë marrëdhënie se sa të qëndrojmë siç kemi bërë deri tani”, përfundoi ish-ambasadori.

https://youtu.be/tdO3yFveVdw

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here