Autoritetet shëndetësore në Vietnam raportojnë se, të gjithë pacientët që rezultuan pozitiv me koronavirus në vend, janë shëruar dhe që prej 13 shkurtit nuk është shënuar asnjë rast i ri.
Ministria e Shëndetësisë sqaron se në Vietnam ishin të prekur 16 persona me virusin vdekjeprurës dhe tashmë edhe një pacientë i fundit nga Wuhani është shëruar dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Gjithashtu, në reanimacion ndodhet dhe një foshnje 3-muajshe, e cila nuk ka më shenja nga virusi. Vietnami shënoi të infektuarit e parë me koronavirus në 23 janar dhe 2 pacientët e parë ishin shtetas kinezë.