Nuk përmbahet Rama ‘sulmon’ opozitën dhe median nga frika…

0
96

Duke përfshirë edhe politikën në mesazhin e tij në Twitter, Edi Rama ka reaguar në lidhje me situatën e frikës në lidhje me koronavirusin.

Me anë të mesazheve politike, Rama shkruan se ‘koronavirusi nuk luftohet me politikë, as me gjithollogji’, duke ironizuar dhe takimin e djeshëm të kreut të opozitës Lulzim Basha me specialistët e shëndetësisë.

Rama ka sulmuar dhe median per informacionet qe ajo percjell perdite ne lidhje me situaten, qe duket se kreut te qeverise nuk i pelqen shume.

Rama shkruan më tej se janë marrë të gjitha masat.

Postimi i Edi Ramës në Twitter:

Koronavirusi nuk luftohet me politikë, as me gjithollogji dhe aq më pak me frikë dhe lëre pastaj me panik!

Ne kemi qysh momentin e parë të shfaqjes së tij që përgatitemi, në bashkëpunim të ngushtë me Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Kemi bërë e po bëjmë çdo gjë sipas planit…

Fatkeqësisht ky vend në çdo vështirësi a fatkeqësi natyrore ose emergjencë shëndetësore që shfaqet, duhet të përballet dhe me fatkeqësinë e tij të të madhe të kanaleve e portaleve ku lulëzon injoranca, ligësia, dembelizmi e grykësia e maskarallëkut që në këto raste bëhet çnjerëzor..

Dhe në krye të të tërë delenxhinjve e parazitëve që lëshohen mbi publikun në nevojë për informacion, kanë dalë përsëri, si gjithnjë, politikanët e së keqes që duan kaos, rrëmujë, dëshpërim, në përpjekjen e dëshpëruar për të kthyer të shkuarën që i ka marrë me vete përgjithnjë!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here