Manjani ironizon Ramën: Po e mbyll qeverisjen me borxh të ri për të larë borxhin e borxheve…

0
99

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka ironizuar Kryeministrin Edi Rama, lidhur me borxhet. Manjani shkruan se në 2013-ën, kohë kur Rama mori mandatin e parë si Kryeministër, e nisi qeverisjen me borxh të ri, për të larë të vjetrat. Ndërsa në 2020, sipas Manjanit, po e mbyll qeverisjen me borxh të ri për të larë borxhet e borxheve.

“2013. E nisi qeverisjen me borxh të ri për të larë borxhet e vjetra.

2020. Po e mbyll qeverisjen me borxh të ri për të larë borxhet e borxheve…

Se mos i paguan nga xhepi i vet..!”, shkruan Manjani.

Reagimi i ish-ministrit ka lidhje me faktin se borxhi publik është rreth 80 %. Në konferencën e donatorëve që u zhvillua pak ditë më parë në Bruksel, Shqipërisë iu premtua një fond prej 1.15 mld euro, nga të cilat rreth 75 % ishin kredi me interes të ulët.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here