Zemërim dhe revoltë te qytetarët e Kavajës pas lajmit se Spitali do të jetë karantinë për Koronavirusin…

0
79

Ish-Kryetari i Bashkisë së Kavajës, Isa Sakja ka reaguar pas lajmit se Spitali i Kavajës do të jetë karantinë për Koronavirusin. Sakja shkruan në një postim në Facebook se, lajmet që vijnë nga brenda spitalit, se po nxitojnë të lyejnë spitalin e të bëjnë meremetime, janë skandaloze.

Sakja i bën thirrje Drejtorisë së Shëndetit Publik Kavajë, Drejtorisë së Spitalit të komunikojnë në mënyrë institucionale me qytetarët, duke dhënë variantin zyrtar mbi këto lajme.

Reagimi i plotë

Te dashur bashkeqytetare,
Lajmet se Spitali i Kavajes mund te jete vendosur nga Ministria e Shendetesise te jete karantine kombetare per shtetasit shqiptare qe mund te preke koronavirusi, kane rritur ankthin, shqetesimin, zemerimin dhe revolten e gjithsecilit prej nesh.

Lajmet qe vijne nga brenda spitalit, se po nxitojne te lyejne spitalin e te bejne meremetime, jane skandaloze, (te mendosh qe rreziku eshte afruar shume me situaten ne Itali dhe qeveria nuk paska pas marre asnje mase, por u kujtua se ka nje qytet jo fort te dashur, ku mund te shkarkoje ne minute te fundit hallin e madh qe mund ta zere).

Une i bej thirrje Drejtorise se Shendetit Publik Kavaje, Drejtorise se Spitalit te komunikojne ne menyre institucionale me qytetaret, duke dhene variantin zyrtar mbi keto lajme.

Une besoj se cdo nepunes i ketyre institucioneve do t’i pergjigjet nje propozimi a vendimi te tille, jo thjesht si kavajas, por duke argumentuar pse si spital, ne ate pozite gjeografike, ne mes te nje zone te populluar, ne ato kushte ku eshte katandisur nuk i ploteson kushtet e nje karantine.

Ne rast se ata kane humbur zerin e profesionistit dhe dashurine per jeten e qytetin, te presin reagimin e qytetareve te revoltuar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here