Anija po mbytet…. fundi duket i tmershëm

0
118

Nga Prof. Dr. Kastriot Islami 

Rama ndonëse shfaqet arrogant është i pashpresë në gjëndje shumë të rëndë….Arroganca dhe papërgjegjshmëria janë shprehje e pasigurisë nga tmerri pafund që ja shkakton fakti shikon se anija po mbytet dhe ai është i paaftë të shpëtojë…preferon një fund të tmerrshëm por edhe këtë s’e ka në dorë…

Prej kohësh ai e ka kuptuar se s’qeveris dot…Se gjënjeshtrat e mashtrimet s’shkojnë më dhe për gjithcka thotë askush s’e beson…ndonëse kishte menduar se arshiva e gënjështrave të tij ishte e pafundme apo ai zotëronte aftësi për të gjeneruar pafundësisht gënjështra…Cdo ditë që kalon e kupton se mashtrimet e tij bajate s’kanë më asnjë efekt….Se është futur në një spirale që s’del dot dhe po zhytet thellë cdo ditë e më thellë…. Se asnjë nga piruetat apo akrobacitë e mëparshme apo të reja s’e shpëtojnë dot, madje po e bëjnë qesharak… sepse të gjithë e kuptojnë se është i dalë boje….Se përpjekjet për të sajuar alibi të ndryshme jo vetëm s’e zhvendosin dot vëmëndjen e qytetarëve nga gjëma e skandalet e qeverisjes së tij, por e kanë bërë qesharak e objekt barcaletash që tregohen në cdo kafene…

Tërbohet se tani të gjithë e kanë kuptuar se është mediokër dhe i paaftë….prandaj askush s’e beson…madje as “bashkëpunëtorët” as besojnë dhe as e mbrojnë dot më… as edhe mbrojtësit më fanatikë s’kanë më shpresë te ai, por vecse i luten zotit të shpëtojnë prapanicën e tyre kur shikojnë që anija po mbytet dhe fundi i tmerrshëm po afron, përvec ndonjë hajduti naiv që kujton se do të gëzojë paratë e vjedhura apo ndonjë idioti që beson symbyllur “guidën suprem”…Ndjehet keq se kudo që shkon e kundërshtojnë, e shpërfillin, e tallin… S’ka aktivitet publik ku të mos shfaqen me zë e me figurë sllogane kundër tij…Ndjehet keq kur në takimet publike e cilësojnë drejtuesin më të korruptuar e më të paaftë në 100 vitet e fundit dhe që askush s’e beson më arsyetimin se fajin ja kanë të tjerët duke fajësuar vetëm atë për gjëndjen e rëndë të vendit dhe të shqiptarëve…Fatmirësisht e fatkeqësisht është kthyer në personazhin më grotesk të 30 viteve të fundit…

Ka dy shetësime që ja prishin cdo natë gjumin…. Së pari nuk ka më asnjë dyshim se ditët i ka të  numuruara por i duhet të ndajë mes fundit të tmerrshëm e tmerrit pa fund në anijen që po fundoset….Së dyti, mes gjumit të mundimshëm dhe ëndrrave të tmershme asnjëherë nuk gjen rehati kur mendon fundin e parave të vjedhura që mund tja rrëmbejnë ata që e kanë këshilluar ku dhe si ti fshehë…As vetë s’e di si do të dalë nga kjo gjëndje… Nga frika ndjen se s’mund të largohet. Nga tmerri pafund e ka të pamundur të qëndrojë. Të gjithë i duket sikur e kanë abandonuar…Bashkëpunëtorët i duket sikur s’e mbrojnë e madje e shantazhojnë për të përfituar. Ndërkombëtarët e kanë vënë në shënjeshtër dhe i kanë hequr vizën….

2 marsi i duket si pika kulmore në spiralen e vdekjes…

Syri.net

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here