“Maxhoranca invadente dhe e rrezikshme”, Vasjari: Ose zgjidhje kushtetuese ose takohemi në datën 2 tek sheshi

0
116

Analisti Arian Vasjarin tha në “Real Story” në News 24 se ne jemi në një situata paradoksale dhe se Presidenti ka bërë hsumë mirë që i është drejtuar SPAK. Ai pohoi se maxhoranca është bërë invadente por se duhet një zgjidhje kushtetuese.

“Besoj që Kushtetuta respektohet njëherë në kushte normaliteti dhe duhet respektuar 10 herë në kushte anormaliteti. Nuk kemi ne një formulë tjetër më shpëtimtare se kushtetuta. Kushtetuta është i vetmi libër i shenjtë që mund të na shpëtojë ne.

Ka një situatë paradoksale. Këtu ka dyshime të mëdha për atë çfarë po bën maxhoranca me Gjykatën Kushtetuese. Jam shumë i qartë me korrektesën kushtetuese të Presidentit në raport me disa gjëra. Presidenti nuk bën beteja politike por beteja ligjore. Presidenti është kryetari i shteti, përfaqëson unitetin e popullit. Madje Presidenti është në një situatë paradoksale sepse nga njëra anë i drejtohet SPAK-ut, të drejtës, kushtetutës dhe nga ana tjetër po fton njerëzit në datën 2 sepse dyshon në atë çfarë do shprehet SPAK-u për Dvoranin. Unë them të presë çfarë do thotë SPAK-u dhe më pas të veprojë. Beteja për Kushtetutën mund të bëjë edhe si kryetar partie. Kjo maxhorancë është bërë invadente në gjithçka, e rrezikshme, jam dakord por nuk kemi rrugë tjetër. Ose duhet të gjejmë zgjidhje kushtetuese ose do themi takohemi në datën 2 tek sheshi”, tha Vasjari.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here