30-vjetori i Lëvizjes Studentore/ Malltezi ironizon keq: Hoqëm Ramizin, erdhi djali i Kristaqit

0
124

Në sheshin para Teatrit Kombëtar po zhvillohet shpallja e Konkursit Mbarëkombëtar për Monumentin e Lëvizjes Studentore dhe Qytetare për Demokraci.

Gjatë fjalës së tij, anëtari i Kryesisë së PD dhe njëherazi ish student i Lëvizjes së Dhjetorit ’90, Jamarbër Malltezi, foli për ëndrrën e studentëve 30 vite më parë dhe gjendjen aktuale të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Sipas tij, nëse jemi të bashkuar për kauza të demokracisë dhe lirisë, jemi gjithmonë fitimtarë.

“Hoqëm Ramiz Alinë, por pas 30 vitesh kemi djalin e Kristaqit që është i lidhur edhe me drogën, edhe me krimin. Jemi i vetmi vend në planet pa gjykata. Ne duhet të përballemi me të keqen, jo të ikim. Kur qytetarët bashkohen me kauza të demokracisë dhe lirisë, nuk ka regjim që ti bëjë ballë. Në dhjetor u përballëm me diktaturën dhe fituam pluralizmin, në shkurt 91 u përballëm dhe rrëzuam simbolin e sistemit, në nëntor 2013 u bëmë bashkë për mbetjet kimike dhe fituam. Sa kohë ishim të bashkuar, e mbrojtëm Unazën. Sa kohë të jemi të bashkuar me artistët do e mbrojmë edhe Teatrin Kombëtar”, u shpreh ndër të tjera Malltezi.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here