Kryeministri Edi Rama foli shkurtër për sulmet e fundit të Presidentit të Republikës, Ilir Meta, i cili ka kërcënuar edhe me shpërndarje Parlamenti, duke përmendur shpesh grushtin e shtetit. Në emisionin “Real Story”, në News24, Rama tha se nuk i ka ndjekur zhvillimet e fundit politike, duke shtuar se nga Meta pret gjithçka.
Lela: Do e shkarkoni Presidentin apo do iu shkarkojë ai juve?
Rama: Kundërsulm është term sportiv, ushtarak.
Lela: Presidenti ka thënë se Parlamenti do vetëshpërndahet?
Rama: Kundërsulm është term sportiv, ushtarak.
Lela: Presidenti ka thënë se Parlamenti do vetëshpërndahet?
Rama: Fallxhorët i ka Presidenti, unë nuk hedh fall. Nuk kam asnjë surprizë, nga Presidenti pres gjithçka, nuk çuditem fare. Edhe sikur të deklarojë mbylljen e gjithë kufijve.
Gjekmarkaj: Është më i miri…
Rama: Më i miri i mundshëm për opozitën, për Shqipërinë jo fatkeqësisht.
Balla: Parlamentin e shpërndan populli, thotë Meta..
Rama: Ku e ka popullin ky, në Whatsapp? Tani të lutem, është shumë më i rëndësishëm Zaho dhe ditëlindja e vajzës, sesa kjo temë.

Ndaj ketyre qendrimeve nuk ka munguar reagimi i zedhenesit te Metes, Tedi Blushi i cili ka pohuar fare shkurt me ironi te forte: Gruaja e Bilalit do takohet shumë shpejt me popullin!