Këndoi në majë të çatisë, Silvana Gunbardhi tregon sfidat gjatë xhirimit të klipit…

0
98

Në programin “Rudina” këtë pasdite ishte e ftuar një këngëtare shumë e dashur për publikun.

Bëhet fjalë për Silva Gunbardhin, e cila lançoi ekskluzivisht në emision këngën e saj më të re.

Projekti i ri muzikor flet për dashurinë, por jo mes një çifti, sepse kënga është një dedikim për gjyshen dhe titullohet “Nënoke”.

“Frymëzim është jeta e përditshme kur shikoj se djali im rritet me shumë dashuri nga gjyshet e tij dhe unë nuk i ngre dot zërin sepse: Lëre djalin, mos i bërtit djalit. E shoh që ajo është gjithmonë aty gjyshja, e gdhin sëbashku me mua kur ai nuk është mirë. Dhe pse jo mendova t’ju kushtoj një këngë gjithë gjysheve”.

Teksti është realizuar nga Ymer Nurka dhe Armand Trebicka, ndërsa muzika nga Mario Bregu. Klipi është xhiruar në Gjirokastër në shtëpinë e Çerçiz Topullit. Zonja që ka rolin e gjyshes në klipit është nusja e nipit të Çerçiz Topullit.

Në një pjesë të klipit, Silva shfaqet duke kënduar në majë të çatisë dhe shprehet se ishte shumë e rrezikshme, por mendoi të hipte në majë të çatisë sepse e konsideron gjyshen si kulmin e një shtëpie.

“Kam kënduar herën e parë majë çatisë. Nuk e kam rrezikuar jetën kot. Regjisori më thoshte shiko Silva kur të biesh mos bjer nga ana e pazarit se nuk të kemi më, por të paktën bjer këtej, të paktën një dorë, një këmbë ta rregullojmë.

Gjithë kohës bërtisja nga frika, nga tmerri. Në majë të çatisë sepse gjyshja mendoj unë është kulmi i një shtëpie dhe për këtë arsye sakrifikova dhe hipa në majë të çatisë”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here