Nga Sali Berisha.
Lexoni se si e lumturoi me para dhe Arben Malavitën, Eva noterja, e cila nuk njeh ligj, sepse Beni i lëpihet Edvinit! Ligji për noterinë, në nenin 19 të tij, sanksionon : “Ushtrimi i funksionit të noterit nuk pajtohet me asnjë veprimtari tjetër publike apo private, me përjashtim të mësimdhënies dhe veprimtarisë shkencore.” Pra, ligji ndalon në mënyrë kategorike noterin të ketë shoqëri tregtare. Por kjo për Mafien nuk ka vlerë.
Prandaj dhe Arben Malavita alias, regjistron shoqëri tregtare në emër të bashkëshortes notere, Eva Blushi, me supermafiozin Klodian Zotaj, për të ndarë 320 milionë para të takspaguesve shqiptarë dhe për të blerë “Lory Cafe”. Prandaj dhe Arben Malavita ka shndërruar “teleblushin” në lëpirësin më të neveritshëm të Edvin Kristaq Mafisë!
Këtu me poshtë keni investigimin e qytetarit dixhital!
“Noterja në skandal/ Ortakëria me Vjollca Hoxhën dhe Klodët e inceneratorëve”
Nuk është e panjohur për opinionin publik, një personazh i shumë akuzuar nga politika, që prej disa kohësh ushtron profesionin e noteres.
Një emër që politika e ka shënjestruar shpesh, ajo është Eva Blushi, bashkëshortja e ish-deputetit socialist të kthyer në drejtor televizioni Ben Blushi.
Së fundi Eva Blushi është përfshirë në një skandal, ku pas zbardhjes së plotë të një skeme qeveri-oligarkë-media, ajo rezulton të jetë pjesë e një kompanie private themeluar në Bullgari.
Ben Blushi, Eva Blushi
Pak ditë më parë, CNA.al publikoi ekskluzivisht një dokument të siguruar në Bullgari, ku del zbuluar ortakëria e Klodi Zotos, Klodian (Mirel) Mërtirit , bosit shqiptar të biznes-gropës së zezë të “Integrated Technology Service” kompanisë të konçesionit të inceneratorëve, me Eva Blushin, bashkëshortja e drejtorit të Top Channel, Ben Blushit dhe me Mirel Mërtirin.
Pra, gruaja e Ben Blushit, Eva Blushi është ortake me pronarët e konçesionarit të inceneratorëve të shumë akuzuar për lidhje korruptive me qeverinë. Më pas zonja Blushi me kopaninë ku është aksionere ka blerë edhe 51% të kompanisë Valtelina sh.p.k., mbajtësja e emrit tregëtar “Lori Kafe”.
Vjollca Hoxha
Sipas dokumentit të siguruar nga CNA.al, Klodian Zoto, Eva Blushi dhe Mirel Mërtiri kanë në pronësi një kompani ngritur në Sofie të Bullgarisë, e cila quhet EM CAPITAL GROUP AD e cila ushtron aktivitet tregtar në vend menaxhim dhe zhvillim të projekteve të lidhura me sektorin e pronave e patundshme, ndërtimin, prodhimin ose marketimin e shërbimeve që lidhen me zhvillimin e teknologjive të reja të filtrimit të ujit, patentat ose fushat e tjera të pronësisë intelektuale në përputhje me ligjet, shërbime konsulence dhe marketimi, shërbime turistike, hotelet dhe kateringun, transportin në vend dhe vendet përreth, duke siguruar reklamim, informacion, prezantim të ofertave tregtare dhe ndëmjetësim, ashtu sikundër çdo aktivitet tjetër që nuk është ndaluar nga ligji. (Lexo këtu).
Më pas në nëntor 2011, treshja Klodian Zoto, Eva Blushi dhe Mirel Mërtiri, blejnë Valtelino sh.p.k. duke u bërë ortakë me Vjollca Hoxhën aksioneren e Top Channel e cila u pagua në shumë 2.2 milionë dollarë për këtë shitje kuotash.
Eva Blushi me profesion zyrtar notere publike zoteron aksione tek EM CAPITAL GROUP sh.p.k. dhe më pas edhe tek Valtelina sh.p.k. Këto janë zbuluar së fundi me dokumenta zyrtare.(Lexo këtu)
Tani noterja mund të shesë “Lori kafe” në zyrë apo të mbajë posterin e Inceneratorëve dhe Klodëve me Vjollca Hoxhën mbi kokë?!
Zonjës Eva Blushi që është me profesion notere, ligji ja ndalon të ushtrojë aktivitet privat dhe publik për sa kohë mban liçensën e noteres, ligji ia ndalon ushtrimin e çdo lloj veprimtarie tjetër.
Pas zbulimit të ortakërive, Eva Blushi me profesion notere bie në kundërshtim me ligjin “Për Noterinë”, nr. 110/2018 pasi në nenin 19 të tij shkruhet, ushtrimi i funksionit të noterit nuk pajtohet me asnjë veprimtari tjetër publike dhe private me përjashtim të mësimdhënies dhe të veprimtarisë shkencore.
Pra, Eva Blushi nuk mund të vazhdojë me profesionin e saj si notere. Ministria e Drejtësisë duhe të fillojë procedurat ligjore për heqjen e licesës të noteres të kapur me aksione në kompani private.
Etilda Gjonaj
Neni 26 përcakton proçedurën për masat disiplinore deri në heqjen e liçensës së noterit për shkak të veprimeve dhe mosveprimeve në kundërshtim me ligjin e noterisë.
Është e faktuar me dokumenta zyrtare se në rastin e zonjës Blushi, nuk bëhet fjalë për shkelje etike, por për shkelje të dispozitës ndaluese. Eva Blushi sot nuk plotëson më kriterin për të punuar notere pasi ushtron një tjetër aktivitetet privat ku është aksionere.
Ministria e Drejtësisë është përballë fakteve të pakundërshtueshme dhe provave me kokumente zyrtare. Reagimi i saj pritet të jetë i vështirë për shkak të skemës Qeveri-Oligarkë- Media, ngelet vetëm të shohim qëndrimin e Ministres, Etilda Gjonaj e cila në hapin e saj më të pakët duhet të heqë liçensën e noteres zonjës Eva Blushi./ CNA.al