Afrika preket nga koronavirusi, rasti i parë i konfirmuar në Egjipt

0
107

Egjipti ka shpallur rastin e parë të koronavirusit në vendin e saj dhe për kontinentin afrikan.
Ministria e Shëndetësisë së Egjiptit bën me dije se i prekuri është një i huaj i cili u konstatua nga programet të implementuara për udhëtarët që vijnë nga jashtë vendit.

Ndërkohë 1 muaj e gjysëm pas shfaqjes së këtij virusit edhe Afrika futet në radhën e kontinenteve ku ka arritur ky virusi vdekjeprurës teksa në pjesën tjetër të Afrikës nuk ka asnjë të dyshuar.

Vetëm Amerika e Jugut ka mbetur e paprekur por ka dyshime edhe aty prej 1 muaji në Brazil. I pastër ngelet edhe Ballkani në Europë ku bën pjesë Shqipëria.
Koronavirusi ndëkohë vijon me rritjen e bilancit ku 67 mijë 191 persona numërohen të prekur dhe 1 mijë e 527 viktima.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here