Xhafaj kritika ndaj Ramës/ Çfarë ndodhi mes tyre???

0
3

Ligjit special i quajtur nga kryeministri Rama, “antiKÇK” u prezantua si një iniciativë e cila do të godiste prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar ndërsa deri më tani kemi parë të shtrihet vetëm në dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të personave që dyshohet se kanë vënë pasuri në rrugë kriminale dhe të plaigjshme dhe në asnjë rast ndaj anëtarëve të drejtësisë.

Sot Kuvendi ka miratuar ndryshimin në projektligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve i cili është pjesë e Reformës në Drejtësi.  Në këtë mënyrë “KÇK” nuk do të jetë më objekt i punës së  ligjit special të paralajmëruar dhe miratuar nga kryeministri Rama por ndaj tyre do të merren masa të reja në bazë të ndryshimeve të bëra ditën e sotme në ligjin e Reformës në Drejtësi.

Këto ndryshime u miratuan me 87 vota pro, ndërsa brenda mazhorancës pati figura të cilat ishin kritike dhe patën rezerva për ndryshimet dhe njëri prej tyre  ishte ish-ministri i Brendshëm, Xhafaj i cili është dhe një nga hartuesit e Reformës në Drejtësi. Ai tha se problematikat që shfaqen nga zbatimi i ligjit nuk duhen zgjidhur duke ndryshuar ligjin.

“Duhet të jemi shumë të kujdesshëm pasi druaj që shpeshherë, problematikat që mund të kemi në zbatim kërkojmë t’i kapërcejmë me zgjidhjen më të lehtë, amendimin e ligjit. E shoh shumë pozitive faktin që na u tha në komision se së bashku me misionet partnere është bërë një analizë e thelluar për të kuptuar çfarë është pjesë e gabimeve tona dhe çfarë është pjesë e nevojave që ka për t’u mbështetur me ndryshime në ligjet përkatëse”, tha Xhafaj.

Duke vlerësuar rolin e KLGJ dhe KLP deri tani në proces, Xhafaj shtoi se ka rezerva në punën e këtyre institucioneve pasi sipas tij ato ende nuk kanë gjetur “rolin dhe përgjegjësinë e tyre”, dhe se në disa aspekte janë “jo efiçente”, dhe se disa nga komponentët e tyre “nuk kanë një kuptim të drejtë mbi rolin e tyre në këto struktura, frymën e re që do duhej të përçonin”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here