Një shqiptare mes fituesve të Oscars 2020/ Njihuni me artisten që ‘rrëmbeu’ çmimin e madh

0
82

Mes emrave të njohur të kinemasë dhe industrisë së filmit gjatë ndarjes së çmimeve Oskar ishte dhe një artiste me origjinë shqiptare. Ajo quhet Liria Prishtina (Pristine), e cila ishte pjesë e ekipit fitues të Çmimit Oscar për kostumografinë në filmin “Little Ëomen”. Lajmi është bërë i ditur nga babai i artistes, Fisnik Prishtina, një biznesmen i suksesshëm në Toronto.

Ai me krenari njoftonte në ‘Facebook’ se modelimet e të bijës ndihmuan ekipin të fitonin Oscar për kostumet. “Dizajnet e vajzës sime ndihmuan ekipin e saj të fitojë Oskar sonte për kostume (nëse më pyet mua, ishte e gjitha vajza ime) me filmin 2019, “Little Women”, kush do të thotë mashallah (Zoti e bekoftë)? Dizajnet e saj janë gjithmonë elegante”, -tha ai.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Liria ka studiuar në Londër. Pas kolegjit Camberwell ajo ndoqi shkollën e modës, ndërsa sot ka një karrierë të suksesshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here