Një marrëveshje e re PS-PD?! Reagon zëdhënësja e selisë blu: Spekulime të qëllimta

0
98

Kërkesat e PD  sot ndaj tryezës katërpalëshe të Këshillit Politik për rolin e policisë në zgjedhje, kanë rikthyer diskutimet për një marrëveshje të mundshme mes palëve si ajo e 2017-ës.

Portali exit.al ka shkuar më tej duke folur me siguri për një marrëveshje të tillë pas kërkesave të PD në këtë tryezë, marrë shkas nga propozimi që i bëhet referencë një ministri të brendshëm në një qeveri kujdestare, që do të krijohet pasi të ndryshohet ligji që rregullon funksionimin e Këshillit të Ministrave.

Lidhur me këtë diskutim në media, ka arhdur edhe reagimi I zëdhënëses së selisë blu Ina Zhupa e cila i ka cilësuar si shpifje dhe spekulime këto informacione.

“Partia Demokratike i konsideron shpifje te paverteta dhe te qellimta spekulimet per nje marreveshje me Edi Ramen. Keto jane fake news qe faktorizojne propaganden konstante te qeverise se Rilindjes.”, tha ajo.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here