E pë*dhunuan kur ishte në moshën 14 vjeçare dhe videoja doli në një faqe porno, por ja çfarë bën më pas vajza…

0
306

Vitin e kaluar Rose Kalembra, 25 vjeç, shkroi një në një blog historinë e saj të përdhunimit kur ishte 14 vjeç.

Videoja e sulmit kundrejt saj u hodh në rrjet, në një website porno.

Në atë kohë, ajo jetonte në një qytet të vogël në Ohaio, dhe gjatë një nate vendosi të bëjë një shëtitje para gjumit.

Gjatë shëtitjes asaj i del para një mashkull dhe me një thikë e fut forcërisht në makinë. Brenda makinën ishte edhe një mashkull i dytë. Më pas ai e çon jashtë qytetit ku e përdhunojnë për 12 orë.

Ndërkohë një person i tretë ka filmuar pjesë të sulmit ndaj 14-vjeçares. Po ashtu, ata i treguan disa video të tjera ku kishin bërë diçka të ngjashme femrave të ndryshme.

Pas disa orësh ata e lanë anash rrugës rreth 30 minuta larg shtëpisë së saj. Më pas ajo shkoi e gjakosur në shtëpisë e saj duke u shpjeguar familjarëve se çfarë i ndodhi.

Ditën tjetër Rose tentoi të vetëvritej, por fatmirësisht u shpëtua në kohë nga vëllai i saj.

Disa muaj më vonë, duke naviguar në internet, Rose gjeti videot e sulmit të saj të hedhura në rrjet. Ndërkohë shumë në shkollë e ngacmonin.

Më pas Rose i dërgon disa e-maile PornHub-it për të hequr videot nga faqja e tyre. Por nuk u mor seriozisht, derisa vendosi që të dërgojë një tjetër e-mail duke u shtirur si avokate.

Brenda 48 orësh video u hoq nga faqja porno.

Pasi identifikoi ata që e sulmuan dhe e përdhunuan, gjykata i dënoi vetëm për marrëdhënie me minorene dhe jo përdhunim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here