Ademi: Krimi godet në zemër të qytetit, ngjarjet e ndodhura në Shkodër akoma nuk janë zbardhur

0
91

Kryebashkiakia e Shkodrës Voltana Ademi tha se në këtë qytet krimi është bërë më evident. Sipas saj në këtë qytet ka krime të pa zbardhura.

Voltana Ademi: Situata në Shkodër vazhdon të mos jetë e qetë. Ngjarjet e fundit ishin në mes të qytetit. Ajo që ndodhi atje ishte një konflikt i armatosur. Krimi godet në zemër të qytetit, në jetën e qytetit. Situata në Shkodër bëhet më evidente sepse ngjarjet e fundit ishin më evidente.

Artur Zheji: Për mua u bë e nënvizuar për faktin se asnjë kryetar bashkie nuk ka bërë një apel të ngjashëm me atë që keni bërë ju

Voltana Ademi: Ndoshta ka një sensibilitet të madh të të gjithë njerëzve dhe reflektohet në një akuzë publike, që jo vetëm unë por edhe qytetarët e thjeshtë e bëjnë. Të ndihesh i pasigurt në qendër të qytetit të Shkodrës dhe të vazhdojë të përsëritet situata jo e qe vetë, dhe kriminaliteti nuk goditet. Ngjarjet që kanë ndodhur në Shkodër akoma nuk janë zbardhur. Nuk janë zbar5dhur ata që kanë bërë krime dhe për ata shteti duhet të kishte vepruar. Kriminaliteti është një nga arsyet që njerëzit ikin. /oranews

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here