Ish kryeministri Sali Berisha, duke iu referuar mesazhit të qytetarit dixhital ka denoncuar një ngjarje të rëndë të ndodhur në Elbasan.
Sipas qytetarit, një person i identifikuar si F. Lamçja, në lagjen “Skëndërbe” ka qëlluar më pistoletë një të ri.
Në mesazhin e dërguar tek Berisha thuhet se policia nuk e ka ndjekur këtë çështje dhe e ka mbajtur të fshehtë, pasi sipas qytetarit, agresori është i afërm i familjes të ish kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdinit.