EMRAT/ Te reja nga aksidenti me dy të vdekur në Memaliaj, ja kush janë mësuesit që humbën jetën

0
132

Një aksident tragjik ka ndodhur këtë të premte në Memaliaj të Tepelenës.

Një makinë tip “Benz” me mësues brenda saj ka rënë në greminë, duke shkaktuar vdekjen e 2 mësuesve, ndërsa dy të tjerë fatmirësisht kanë shpëtuar.

Raportohet për “BalkanWeb” se viktima kanë mbetur dy mësues, të cilët kanë qenë duke u kthyer nga puna. Mësuesit që humbën jetën në këtë aksident janë Aleksandër Sako dhe Ornida Hoxha, 38 vjeçe.

Ata kanë qenë duke udhëtuar me makinë, kur mjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin kullues, në krah të rrugës nacionale Memaliaj – Tiranë, duke i zënë brenda.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Memaliaj/ Informacion paraprak

Në rrugën nacionale Memaliaj-Krahës, në vendin e quajtur “Mogila”, një automjet tip Benz ka dale nga rruga dhe është përmbysur. Si pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri që ndodhej në mjet.

Në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here