Kryeministri Rama ka mbajtur sot fjalën e tij në Këshillin e Sigurimit, ku ka shpalosur prioritet e Shqipërisë nën drejtimin e OSBE. Mes të tjerave, ai ka përmendur si sfidë edhe zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë.
“Si kreu i OSBE është një ngjarje madhore që shënon një hap të Shqipërisë. Veprimtaria jonë do të mbështet 3 shtylla. Përpjekjet për të zgjidhur konfliktet mbetet sfida jonë më e madhe. Konflikti në Ukrainë është prioritar. Ne do të bëjmë pjesën tonë për të çuar më para përpjekjet për paqe atje. Ende ka viktima, prandaj ne duhet ta ndalojmë këtë. Duhet vullnet politik dhe unë nuk do të rresht së bëri këtë. Shqipëria do të injektoi një ritëm të ri në rolin e grave në procesin e paqes. E di këtë nga eksperienca në qeverinë time se sa frytdhënëse është kontributi i grave.”, tha Rama.
Sapo mori postin e fortëdëshiruar prej tij, Rama e shfrytëzoi rastin për tu shfaqur si ‘misionar i paqes’ për vendet problematike në rajon. Padyshim tani mund të luajë “liderin global”, por ajo që kërrcet fort në gjithë këtë figurë të re të Ramës si kryesues se OSBE është realiteti në Shqipëri.
Pa i hyrë “gjynaheve” pa fund të mandatit të parë, duket se në këtë mandat të dytë, kryeministri i ka mbyllur sytë e veshët për lidhjen e politikës me krimin e organizuar, për rritjen tej mase të kultivimit të drogës në vend, për vjedhjet ashiqare të tenderave publike, për arsimin e degraduar dhe për shëndetësinë e aferave.
E vërtetë që si kryetar i OSBE, tani Ramës i takon të trajtojë në diskursin e tij jashtë vendit edhe problematika botërore, e megjithatë kur ky kryeministër flet për mundësitë e zgjidhjes duket krejt qesharake. Pasi në Shqipëri si kryeministër as ka ndritur gjë në këto 6 vite e gjysmë.
Nëse do duam të shohim e kuptojmë qartë strategjinë e Ramës si ‘misionar i paqes’ mjafton të kthemi e të rikujtojmë një ndër nismat që mban edhe firmën e tij “Minishengeni”.
Në kulmin e përpjekjeve të Kosovës për antarësim në organizata rajonale e ndërkombëtare, kryeministri Rama jo vetëm i ktheu shpinën, por nëpërmjet nismës, promovoi sipas kryeministrit ne detyre te Kosoves shkembimin e territoreve midis Kosoves dhe Serbise
Ne refuzojmë të besojmë se e gjithë shfaqja e sotme alla ‘misionar i paqes’ ishte show i rradhës, dhe i urojmë suksese dhe arritje të mëtejshme kryeministrit në vendosjen e paqes në Ukrainë… pse jo të rishikojë dhe angazhohet seriozisht edhe në ndihmë të stabilitetit në Siri, Iran e Afganistan.
Shqipëria pret…
standard.al