Ish-kryebashkiaku i Lezhës njëherësh ish-deputet ka folur mbi pasojat e tërmetit të 26 Nëntorit, menaxhimit të situatës që i është bërë nga ana e qeverisë, problematikat që hasen në qarkun e Lezhës pas kësaj fatkeqësie natyrore, faturën e shpenzimeve dhe bilancet që janë nxjerrë.
“Dihej që fatura do të ishte e kripur, por nga ana tjetër është një dëm akoma më i madh, që janë humbjet e jetëve njerëzore. Tërmeti tregoi fytyrën e vërtetë të Shqipërisë, tregoi fytyrën sociale dhe humanitare, ekonomike e me radhë. Nuk di se sa do të jetë e aftë qeveria, institucionet dhe shoqëria që të sensibilizojë opinionin ndërkombëtarë që të mbështesë procesin e rindërtimit. Qeveria e ka filluar me propagandë, ka qeverisur në një mënyrë të paaftë. Përveç korrupsionit, përveç asaj që ka bërë kundër qytetarëve, tërmeti zbuloi paaftësinë e saj, fytyrën propagandistike. Përtej shpresës së shqiptarëve se donatorët do të japin, jam i bindur se qeveria shqiptare nuk do të dijë të administrojë siç u konstatua tek menaxhimi i situatës. Nuk ka as minimumin e aftësisë për të organizuar shoqërinë shqiptare për tejkalimin e situatës.
Mediat kanë bërë punën e saj në minimizimin e këtyre pasojave sepse propaganda qeveritare ka qenë shumë e madhe. E di tashmë mirë nga eksperienca që kam se cili është roli i kryeministrit në raste të tilla. Në raste të tilla është drejtuesi i përgjithshëm i emergjencave Civili, ç’punë ka ai të dali ai të propagandojë. Duke ia larguar problemeve reale. E dimë të gjithë se tërmeti ishte shumë i rëndë, nuk e kishte fajin as qeveria e diktaturës në vitin 1979 e cila e përballoi situatën”, tha Tushaj./ Fax News.