Moti sot e nesër, rikthehen shirat, priten edhe stuhi bore…

0
144

Gadishulli i Ballkanit do të ndikohet fluksi i rrymave ajore të paqëndrueshme të cilat do të  sjellin në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë  rreshje shiu dhe bore por dhe rënie të temperaturave.

E martë, 4 shkurt 2020

Sot moti do të jetë me vranësira mesatare, rreshje shiu dhe  stuhi në zonën e ultësirës Perëndimore. Në zonat malore në mesnatë do të ketë rreshje bore. Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi deri në 15-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5-6 me lartësi vale 1,5-2,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë të larta.

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore  6/14°C

Zonat e ulëta  10/18°C

Zonat bregdetare 12/19°C

Kosova për ditën e martë, 4 shkurt 2020: Moti do të jetë me vranësira dhe rreshje shiu. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 2°C në mëngjes, ndërsa mesdita deri në 13°C gradë Celcius.

E mërkurë, 5 shkurt 2020

Nesër moti do të jetë me stuhi bore në  zonat malore pjesërisht dhe në  zonat e ulëta. Në  bregdet do të  ketë rreshje shiu. Era do të jetë me intesitet të  lartë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi deri në 20-25 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 6-7 me lartësi vale 2,0-3,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie të  konsiderueshme.

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore  -5/4°C

Zonat e ulëta  2/9°C

Zonat bregdetare 5/10°C

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here