Koncesionet në shëndetësi, reagon Vokshi: Mjekët po japin gjakun e tyre, se check-up dështoi!

0
85

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi është ndalur të flasë për koncesionet e dhëna nga qeveria Rama, të cilët i quajti korruptive që PD-ja do i anulojë sapo të vijë në pushtet. E ftuar në studion e emisionit “5 pyetjet nga Babaramo”, në Report Tv, Vokshi foli me gjuhën e shifrave, duke thënë se janë tregues se koncesionet nuk kanë në fokus qytetarët, por fitimin e “oligarkëve”. Më konkretisht, një nga këto koncesione që ajo i quan korruptive është check-up.

“Çdo mjek ka një targët mujor dhe nëse nuk e arrin, atëherë ai gjobitet, pra iu mbahet nga paga. Detyrohet që të jap gjakun e vetë ose të familjarëve. Këto raste janë denoncuar, është fare e lehtë për të parë mostrat e analizave, SPAK ta hetojë. Madje ka pacientë që kryejnë check-up tre herë në vit, ndërkohë që duhet ta bëjnë një herë në vit”, tha Vokshi, teksa solli një rast denoncimi që ka shkuar në PD.

“311 mijë raste të kryera të check-up në 2016, nuk është numër real. Më tha një qytetare “nuk e kam bërë Check up, por në e- albania i dilte që po”. Nuk e denonconte dot sepse ishte mësuese. Është një shtet i tërë në këmbë për të rritur numrin e analizave. Edhe administrata e ka me detyrim. Pavarësisht kësaj, që është me detyrim, nuk është arritur dot numri 475 mijë niveli për të cilën paguhej koncesionari. Nga 20 laboratorë janë ngritur vetëm 3″, shtoi ish- deputetja.

Përballë gazetarit Ilir Babaramo, Vokshi tha se i vetmi koncesion i cili është i nevojshëm që të jepet është ai i hemodializës, por edhe në këtë rast duhet të rishikohen kushtet. Në fund, ajo sqaroi se çfarë do të bëjë PD-ja kur të vijë në pushtet me këto raste që i denoncon, ku theksin e vuri te çuarja përpara drejtësisë të personave përgjegjës.

“Hemodializa është jetike, por duhen rishikuar termat që kur ulet çmimi në rajon të ulët dhe këtu dhe të mos monopolizohet. Për laboratorët është një tjetër koncesion korruptiv. Rast unikal në botë që të gjitha laboratorët t’i jepen privatit, sepse 70%-80% e diagnozës bëhet nga analiza. Duke ia dhënë privatit e shkëput nga publiku. Ai do të shtojë numrin e analizave ose të ulë cilësinë se do fitimin. Kjo është filozofia e privatit. Do vazhdojmë t’i kundërshtojmë pavarësisht padive që na bën Rama apo gjobat, ne e kemi premtim tonin që këto koncesione korruptive do anulohen, paratë do t’u shkojnë qytetarëve. Çdokush që ka shkelur ligjin të mbajë përgjegjësi, të marrë dënimin e dënuar. Koncesione të tjera kaq abuzive nuk duhet të jepen më. Abuzuesit të shkojnë para drejtësisë”, përfundoi Vokshi në Report Tv./Shqiptarja.com/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here