Çmendet OSHEE, 4 milionë euro për makina me qera….

0
147

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike do shpenzojë rreth 4 milionë euro për të marrë me qira makina për 3 vitet e ardhshme, ose mesatarisht 1,3 milionë euro në vit.
Për këtë, OSHEE ka hapur tenderin dhe pranon oferta deri më 27 shkurt.

Kjo shifër duket shumë e lartë po të kemi parasysh se makinat, në përfundim të kontratës, i kthehen kompanisë private dhe nuk i mbeten OSHEE-së. Me të njëjtin fond prej 4 milionë eurosh, në vend të marrjes me qira, mund të blihet një flotë e plotë makinash.

Ky është tenderi i shtatë në dy vitet e fundit që OSHEE bën për marrjen e makinave me qira. Të gjithë tenderat e mëparshëm, me vlerë rreth 4,3 milionë euro i ka fituar kompania Classic, në pronësi të Agron Papulit.

OSHEE njihet si një prej shoqërive që tenderon shuma të mëdha parash, shumica në tendera pa garë e transparencë. Vetëm pak ditë më parë, opozita denoncoi se vetëm në vitin 2019, OSHEE ka dhënë tendera me vlerë 75 milionë euro, pa garë, tek kompanitë e afërta me kryeministrin Rama.

Për të njëjtin vit, 2019-ën, OSHEE deklaroi se e ka mbyllur bilancin me rreth €64 milionë humbje. Këtë shifër OSHEE e raportoi në aplikimin e bërë pranë Entit Rregullator të Energjisë (ERE) për çmimin e energjisë elektrike për vitin 2020 (shih raportin këtu).
Këtë humbje OSHEE e justifikoi me rritjen e shpenzimeve për pagat, makinat dhe karburantin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here