Kreu i opozitës i ka dhënë përgjigje akuzave të Edi Ramës në lidhje me aktin normativ anti-KÇK.
Lulzim Basha shkruan në Twitter, se Rama ka frikë nga hija dhe ligjet e tij.
Reagimi i plotë i kreut të opozitës, Lulzim Basha:
‘Rama ka frikë nga hija e vet.
Është tmerruar nga ligjet e veta.
I rrethuar nga kriminelë e mafiozë, ai vazhdon ti mbrojë ata me gjithçka ka në dorë.
Edi Rama gënjen sa herë që hap gojën; pretendon se po lufton krimin kur në fakt mishërimi më i qartë i KÇK është… vetë qeveria e tij’ .