Zbulohet nëndetësja afër xhunglës, dyshohet se transportonte 3 ton kokainë të pastër

0
153

Në xhungël, pranë kufirit të Kolumbisë me Panamanë, është gjendur një nëndetëse 17 metra të gjatë e cila dyshohej se do të përdorej nga një kartel droge për të transportuar rreth 3 ton kokainë të pastër.

Nëndetësja është gjetur në Bajo Baudo, një zonë pranë kufirit me Panamanë dhe autoritetet kolumbiane besojnë se ajo mund të përdorej për transport kokainë përgjatë bregdetit të Paqësorit.

Giovanni Carrillo, komandant i ushtrisë kolumbiane, është shprehur se nëndetësja është ndërtuar kohët e fundit dhe se me të trafikantët do ta kishin shumë të lehtë të transportonin lëndën narkotike. Nëndetësja e gjetur mund të mbajë deri në 3 tonë kokainë, megjithatë, për këtë rast nuk ka pasur asnjë person të arrestuar.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here