Një rast i çuditshëm ka ndodhur ditën e sotme në Britani ku shoferat e autobuzave të cilët transportojnë njerzit e evakuar nga qyteti Wuhan, ku ka shpërthyer edhe virusi vdekjeprurës, nuk janë të pajisur me mjetet e duhura të cilat bëjnë të mundur parandalimin e transmetimit të virusit.
Siç shihet nga pamjet shoferat ndodhen në autobus me persona të cilët mund të jenë të infektuar dhe mund të transmetojnë virusin tek personat të tjerë.
Kjo ngjarje u vu re kur gjatë ditës së sotme u kthyen nga Wuhan 11 shtetas britanikë të cilët do te qëndrojnë në karantinë dy javë.
Njëri prej të evakuarëve shprehej se ishte i ‘shqetësuar’ që po kthehej përsëri në Britaninë e Madhe pasi hasi njerëz me kostume hasmatike dhe kjo kjo gjë i bëri të ndiheshin më keq.