Rapo Taho dhe Kastriot Tajari janë miq të vjetër e ish kolegë. Dy ish futbollistët e Apolonisë dhe të Flamurtarit i bashkon sot një pasion, noti në dimër.
Dy ish futbollistët takohen cdo javë për të sfiduar temperaturat e ulëta në brigjet e detit jon.
Më herët ata e kanë sfiduar veten edhe në ujërat e liqenit të ohrit në pogradec., pasi për ata aktiviteti fizik është jetë.
Një eksperiencë që ua këshillojnë dhe të të tjerëve, natyrisht ata që këto ditë dimri mund të durojnë jo vetëm pa shall e pallto por edhe një kostum plazhi.